Kremi që mund ta bëni në shtëpi për heqjen e shenjave në fytyrë dhe trup

Kremi që mund ta bëni në shtëpi për heqjen e shenjave në fytyrë dhe trup

Shumë gra që kanë shenja në vende të dukshme dëshirojnë t’i heqin ato, prandaj gjithmonë kërkojnë zgjidhje të reja.

Nëse jeni nga to, atëherë është dita juaj me fat, pasi që ky artikull tregon për kremin më të mahnitshëm që mund të ekzistoj sa i përket kësaj çështjeje, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– Katër lugë gjelle mjaltë

– Katër lugë gjelle lëng limoni

– Një të bardhë të vesë

Vetëm i futni të gjithë përbërësit me një tas dhe i përzieni mirë, dhe kremi për heqjen e shenjave do të jetë gati për pak sekonda.

Kremin e fituar e vendosni në shenjat që i keni në trup dhe i lini për 15 minuta, ndërsa pas 15 minutave vetëm e pastroni me ujë.

Kjo duhet të përdoret një herë në javë nga 15 minuta dhe efektet e mahnitshme do t’i vëreni vetëm pas pak jave.