Krasniqi: Një koalicion qeverisës me shumicë shqiptare i domosdoshëm

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe tani kryetar Këshillit Kombëtarë te Nisma, Jakup Krasniqi ka thënë se është pro një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje pasi që sipas tij një koalicion qeverisës me shumicë shqiptare është i domosdoshëm.

Megjithatë Krasniqi për Zërin ka shtuar se a do të arrijnë marrëveshje apo jo këtë më së miri e di i kandiduari për kryeministër nga LDK,AAK,Nisma, Ramush Haradinaj.

“Përgjigjen në këtë pyetje do të duhej ta jepte kandidati i nominuar për kryeministër nga tri partitë (LDK, AAK, NISMA), por unë mendoj se problemi kryesor është: çështja e dialogut me Serbinë.

Një koalicion qeverisës me shumicë shqiptare për mendimin tim është i domosdoshëm.”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin.