Kostumi anti-peshkaqen

loading...

loading...
Në Perth të Australisë janë prezantuar kostumet e banjës që mbrojnë serfistët nga peshkaqenët. Këto kostume me emrin Elude janë dizenjuar nga një grup shkencëtarësh, të cilët mendojnë se nëpërmjet tyre do të shpëtohen shumë jetë.

Kostumi me nuanca blu është i padukshëm për peshkaqenët, ndërsa ai i zi imiton peshqit helmues dhe në këtë mënyrë peshkaqenët nuk afrohen tek ai që e ka veshur.

Edhe pse peshkaqenët orientohen me nuhatje drejt presë së tyre, shkencëtarët australianë mendojnë se shikimi është një pjesë e rëndësishme e sulmit të tyre.

loading...