KOSOVËS I JEPET REKOMANDIMI PËR VIZAT, JAVËN E ARDHSHME?


Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shprehen të bindur se shumë shpejt Komisioni Evropian do të japë rekomandim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Kurse njohësit e këtij procesi thonë se ky rekomandim mund të jepet gjatë javës së ardhshme.

Madje, sipas tyre, arrestimi i grupit të udhëhequr nga deputeti i deridjeshëm i PDK-së, Azem Syla, i dyshuar për krim të organizuar mund të dërgojë sinjal pozitiv te Bashkimi Evropian se institucionet e Kosovës janë duke e luftuar, seriozisht krimin e organizuar.

Sipas tyre, arrestime edhe më të mëdha mund të priten në të ardhmen, pasi ata vlerësojnë se Kosova ka ende shumë për të bërë në luftim e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fisnik Rexhepi, këshilltar i lartë i ministrit për Integrim Evropiane, ka thënë për “Zërin” se në takimet që ministri Bekim Çollaku dhe kryeministri Isa Mustafa kanë zhvilluar në Bruksel është konfirmuar progresi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim.

Rexhepi ka thënë se shumë shpejt do të jepet rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.
kosov