“Kosovës i hiqen vizat” (VIDEO)

loading...

Vizat-690x380

loading...

Në seancën e fundit rezoluta për liberalizimin e vizave për Kosovën u hodh në votë.

Me 89 vota pro e 1 kundër, kosovarëve iu mundësua lëvizja e lirë në vendet ë Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

E kjo i gëzoi ata që po luajnë rolin e ministrave të jashtëm të BE-së në ditën e fundit të konferencës, Modeli i Bashkimit Europian, Kosova 2016.

Të rinjtë e 28 vendeve të ndryshme të botës që erdhën në Prishtinë, kishin mbushur sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kurse gjatë mbledhjes e diskutimeve gjithçka shkoi qetë e pa gaz lotsjellës, por kjo prapë nuk po i bën të ndihen të sigurt përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj shakaje, zëvendësministri i Integrimeve, Ramadan Ilazi tregoi rendësin e ulëseve të këtij kuvendi, në të cilat po qëndronin të rinjtë, nga ku para 8 vjetëve u shpallë Kosova e pavarur.

Pastaj u foli atyre për izolimin e Kosovës me mos liberalizmin e vizave për qytetarët e saj.

loading...