Kosove ndahen cmimet Oscar per Korrupsion

Sot studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim organizuan një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kjo pasi qeveria e Kosovës sot karakterizohet me një veçori – Korrupsionin! Kryeministri me vartësit e tij për vite me radhë e ka dëshmuar se është mjeshtër i praktikave korruptive. Ai e ka perfeksionuar kaq shumë këtë zhanër sa që ne besojmë se meriton çmimet më të larta ndërkombëtare.Për këtë arsye ne kemi përgatitur një listë çmimesh “Oscar” për mjeshtrit e aktrimit regjisë e teknikave të tjera pasi kemi vërejtur se këta vërtetë i meritojnë ato. Këto çmime u ndahen të gjithë atyre që kanë merita të larta për pasurim në kurriz të popullit dhe instalim të pushtetit e mashtrimitÇmimetFilmi më i mirë/Producenti Fitues – Kadri Veseli Aktori më i mirë në rolin kryesor Fitues – Bajram Rexhepi (Afera e Pasaportave)Aktorja më e mirë në rolin kryesor Fituese – Mimoza Kusari-Lila (Taksa për çimenton)Aktori më i mirë në rolin mbështetës Fitues – Blerim ShalaAktorja më e mirë në rolin mbështetës Fituese – Vlora Çitaku (Punësimi i familjarëve të Shefit të Shefave)Regjia më e mirë Fitues – Hashim Thaçi Filmi më i mirë i huaj Çmimi ndahet në mes të Bechtel Enkas – Billion Dollar Highway dhe KEDS – Sold for PenniesFilmi më i mirë i shkurtër Fitues – Behxhet Pacolli për GrandinSkenari më i mire Fitues – Chris Dell Hashim Thaçi Isa Mustafa Behxhet Pacolli (Për zgjedhjen e Presidentes nga zarfi)Skenari më i mirë i adaptuar Fitues – Forenzika (Konkludimi për rastin Dino Asanaj)Efektet speciale më të mira Çmimi shkon për – Zhdukja e Xhabir Zharkut përmes aeroportit të PrishtinësZërimi më i mirë Çmimin e merr – Adem Grabovci (Pronto Afera )Në Kosovë korrupsioni nuk është spontan por është i organizuar e i orkestruarKy organizim shihet më së miri në procesin i cili po quhet "privatizim i ndërmarrjeve publike". Në emër të privatizimit Qeveria fali dhe pritet të falë ndërmarrjet publike më vitale në vendin tonë të cilat janë shpresa e vetme për punësimin e qytetarëve tanë tani dhe në të ardhmen. Për më tepër ato janë potenciali i vetëm me të cilën mund të rimëkëmbet ekonomia e Kosovës.Korrupsioni i Qeverisë nuk ndalet me kaq. Ai arrijnë në çdo pore të shoqërisë sonë. Kjo vërehet në çdo ministri agjenci në administratën publike në çdo Universitet e Spital në Kosovë. Qytetarët e Kosovës sot jetojnë në varfëri të skajshme 45 e popullsisë jetojnë në varfëri dhe 19 në varfëri të skajshme me nga 092 cent në ditë. Kjo gjendje e cila po vjen drejt përkeqësimit është edhe falë organizimit korruptiv e kriminal të modelit qeverisës të Hashim Thaçit me shokë.Kjo vërehet qartazi në Universitetin e Prishtinës të cilën partia në pushtet e ka uzurpuar dhe e ka bërë vegël të vetën. UP-ja nga pushteti përdoret për plaçkitjen e studentëve dhe përdorimin e parasë së tyre për ti financuar fushatat elektorale. Ne paralajmërojmë qeveritarët se nuk do të lejojmë që ky pushtet ta shesë duke e vjedhur më pas pasurinë e përbashkët dhe të plaçkitë çdo ditë e më shumë popullin e Kosovës. Sigurisht se nuk do te rrimë duarkryq dhe se nëse ky trend vazhdon reagimi popullor do të jetë shumë i ashpër dhe i pakompromis përfundon kumtesa nga kjo lëvizje