Kosovë, gazetari denoncon në polici Kryeministrin Mustafa për kërcënimin

loading...


Pavarësisht se Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot ka mohuar të ketë thirrur në telefon dhe të ketë kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi për artikullin rreth vëllait të shefit të qeverisë i cili kishte kërkuar azil për shërim në Gjermani dhe Francë, ky i fundit e ka denoncuar atë në polici.

Gazetari Kajtazi, përmes një njoftimi në Facebook, bënë të ditur se e ka denoncuar në polici Kryeministrin dhe pret prej Prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës që të veprojnë me standarde të njejta sikurse në një rast kur një qyetar kishte kërcënuar përmes rrjetit social ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

“Sapo kam denoncuar në Polici, kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa për kërcënim ndaj meje. Rastin janë duke e hetuar hetuesit e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës”.

“Pres prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës që të veprojë me të njëjtat standarde sikur në rastin e Alban Morinës, i cili ishte arrestuar, akuzuar, gjykuar e denuar brenda dy ditësh për shkak të një kërcënimi në Facebook që i kishte bërë djalit të kryeministrit, Besnik Mustafës dhe ministrit Arban Abrashi”.
KOSOV

loading...

loading...