Kosove flamuri maqedonas fshihet nga NEWBORN-i

loading...

Zhvillimet e fundit në Maqedoni ku disa të rinj shqiptarë u rrahën barbarisht në rrugët e Shkupit nga ekstremistë maqedonas kanë shtyrë disa qytetarë ta fshijnë flamurin e Maqedonisë nga obelisku i pavarësisë “NEWBORN”.Monumenti i vendosur në qendër të Prishtinës ndryshoi pamje me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës duke u lyer me flamurët e vendeve që kanë njohur pavarësinë në vend të firmave të qytetarëve që mbante me rastin e shpalljes së saj në 17 shkurt 2008.Siç raportoi “Telegrafi” në disa video qe kanë qarkulluar në internet janë parë një grup tifozësh që fshijnë flamurin e Maqedonisë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve.Kjo është konfirmuar edhe nga ideatori i këtij monumenti Fisnik Ismaili i cili përmes “Facebook”-ut ka konfirmuar se flamuri i Maqedonisë është hequr nga “NEWBORN”-i.Z.Ismaili përfitoi nga ky postim për t’i kërkuar Prishtinës zyrtare që të bëjë më shumë për të mbështetur shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.

loading...