Kosovari që ia rregullon flokët gruas së Gjokoviqit

foto (2)

Parukieri nga Kosova, Ludovik Tunaj i njohur si Ludo Lee po vazhdon të bëjë mrekulli në botën e shoë bizit ndërkombëtar. Ludo është parukier zyrtar i Festivalit më të madh të filmit në Evropë, atij te Kanës.

Përveç kësaj djali nga Kosova ‘menaxhon’ sa i përket flokëve edhe shumë yje ndërkombëtare, duke nisur nga Paris Hilton, pastaj Carmen Electra, etj.

Ludo, i cili jeton në Zvicër, porse punën e ka të shtrirë gati në gjithë globin, asnjëherë nuk e harron prejardhjen e tij. Në cdo eveniment të madh botëror ai mundohet që të tregoj se nga vjen dhe kush është, shkruan Orainfo.

Pas publikimit të fotografive me këngëtarin Chris Brown dhe starletën amerikan, Paris Hilton ku Ludo ua tregon me shumë krenari flamurin shqiptar, së fundi ai ka postuar edhe një foto me tenistin numër një në botë, serbin Novak Gjokoviq.

Përveç postimit të fotos me Gjokoviqin, Ludo ia ka bashkangjitur edhe një foto tjetër ku në trupin e tij ka shkruar “I am Made in Kosovo” (Unë jam nga Kosova). Në tekstin që ua ka bashkëngjitur fotografive, Ludo shkruan: “Kështu duhet me iu tregu serbëve se kush janë shqiptarët. Unë ia rregulloj flokët gruas së Novak Gjokoviqit”.

Pas këtij postimi ka pasur reagime të shumta nga miqtë e tij në Facebook të cilët e falënderojnë atë për punën që po bën në sensibilizimin dhe njohjen e shqiptarëve gjithandej botës. Mirëpo, ka pasur edhe komentues serb të cilët janë përpjekur ta minimizojnë suksesin e Ludos.foto (1)