Kosovari plagos dy gra në një dasmë në Kumanovë

Janë plagosur dy gra nga armë zjarri, si rezultat i gjuajtjes me arëm në një gazmend familjar në Kumanovë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Për incidentin në fjalë tanimë dyshohet një person, i cili është identifikuar dhe menjëherë është arrestuar.

Gazeta “Lajm” mëson se bëhet fjalë për 19-vjeçarin D.A. nga Kosova, i cili kishte gjuajtur nga armë zjarri, në një gazmend familjar, në rrugën “Steno Stankovski” në Kumanovë.

Si pasojë e gjuajtjes, janë plagosur dy femra, prej të cilave njëra menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, kurse tjetrës i është ofruar ndihma e parë mjekësore në Spitalin e Kumanovës.
Policia ka dalë ne vendim e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ndricimin e rastit.