Kosovari përdhunon 12 vjeçaren


Në kampin e azilkërkuesve në Gjermani, saktësisht në Knittlingen, Gjylata e Lartë në Karlsruhe ka zhvilluar një seancë kundër një 25-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

I akuzuari, është nga Kosova dhe tashmë i është refuzuar kërkesa për azil për shkak se ai e ka pranuar të ketë bërë seks me një 12-vjeçare, e cila ishte vajza e mikut të tij, shkruan gazeta gjermane “Pforzheimer Zeitung”.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në një kamp refugjatësh në Knittlingën në natën e 2 apo 3 nëntorit të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, i dyshuari e ka mik babain e vajzës me të cilën ka bërë seks.

Azilkërkuesi nga Kosova, fillimisht i kishte kërkuar vajzës seks oral ndërsa më pas kanë përfunduar në akt seksual. Ai më parë e kishte thirrur vajzën në dhomën e tij, dhe pretendon se nuk e dinte që ajo ishte nën 18 vjeç.

Sipas tij, ajo e kishte gënjyer për moshën e saj dhe thotë se ishte vetë vajza që i kishte dhënë numrin e telefonit dhe i kishte kërkuar të takoheshin.
azilanta