Kosovari në Ulqin plagos 5 persona

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se një shtetas i Kosovës, me inicialet H. Sh. (25 vjeçar), ka shtënë nga një pushkë gjysmë automatike kundër katër shtetasve të Shqipërisë dhe një banori të Ulqinit, me ç’rast u ka shkaktuar plagë.
Të pesë personat e plagosur janë dërguar në një spital në Tivar, por sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes, në një restaurant afër tregut të vjetër të qytetit në Ulqin. Kosovari, i lindur në Ferizaj, është arrestuar nga autoritetet e Malit të Zi.Deri të shkëmbim i zjarrit, sipas policisë ka ardhur pas një fjalosje.