Kosovari merr “të dashurën” në punë, shikojeni sa e nxehtë është (Video)

I keni parasysh ato ditët kur çdo gjë rreth jush është e bardhë dhe ka ngrirë? Nëse jo, ju ftojmë të shikoni fillimin e kësaj videoje për ta kuptuar se për çfarë po flasim. Dëbora ka zbardhur Prishtinën dhe Lipjanin, ndaj ky shofer është hasur me një problem të madh në mëngjes, pasi është zgjuar dhe është bërë gati për të shkuar në punë Ai ka pasur probleme me nxehjen e makinës dhe njëkohësisht i është dashur të shkrijë xhamat, ndaj si rrallë herë ka vendosur të marrë me vete “të dashurën” e tij, e cila në këtë rast është një bombol gazi. E ka siguruar mirë, i ka vendosur rripin, e ka ndezur dhe jo vetëm që po shijon nxehtësinë e saj, por edhe po e admiron e po e filmon. Një situatë vërtetë interesante dhe komike, kuptohet, e sjellur në këtë mënyrë nga halli, por që ne shpresojmë të përfundojë sa më parë e të mos përsëritet, pasi rrezikshmëria është e lartë, si për plasjen e bombulës në ecje, çka do të ishte fatale, por edhe nëse ajo bie në sedijen e makinës dhe i gjithë automjeti merr flakë.