Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza nga qershori


Kosova ka marr rekomandimin për liberalizim të vizave nëpër shtetet në zonën Schengen nga Komisioni Evropian.

Ky është hapi më i madh drejt lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës nëpër Evropë, por që duhet pritur edhe vendimin përfundimtar për aprovimin e këtij rekomandimi.

Korrespodenti i “Kohës Ditore” në Bruksel ka pyetur Komisionerin për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos se a ka gjasa që shtetasit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Schengen deri në muajin qershor, raporton Koha.net.

“Avramopulos nuk e ka pohuar një gjë të tillë, por as e ka mohuar”, ka thënë Palokaj.

Në rastet e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, nga momenti i aprovimit të rekomandimit për lëvizje pa viza e deri në miratimin e rekomandimit, kanë kaluar deri në 6 muaj.
20160504141612222646