Kosova po plaket

loading...

loading...
Kosova aktualisht ka popullsinë me moshën më të re në Evropë. Por kështu mund të mos jetë pas 50 viteve, sepse rënia e trendit të lindshmërisë tregon se në vitin 2061 rreth 30 për qind do të jetë mbi moshën 65 vjeçare
Vetëm 7 për qind janë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë rreth 65 për qind janë të moshash nga 15-64 vjeç dhe rreth 28 për qind nga 0-14 vjeç, bëhet e ditur në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila për herë të parë ka bërë parashikimin (projeksionet) e popullsisë bazuar në kriteret dhe standardet ndërkombëtare.

Raporti paraqet parashikimet e popullsisë së Kosovës për një periudhë 50 vjeçare duke filluar nga viti 2011-2061 sipas moshës dhe gjinisë.

Por, trendi i lindshmërisë, bazuar në këtë raport, tregon se pas rreth 50 viteve, mosha mesatare e popullsisë së Kosovës, do të jetë shumë më e plakur sesa sot, transmeton reporteri.

Në vitin 2061 rreth 30 për qind, apo 1/3 e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeçare.

loading...