Kosova nuk pranon Gjykatë Themelore në veri

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në bisedimet teknike të cilat po zhvillohen në Bruksel për detajet e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, do të takohen në fillim të javës që vjen për t’u akorduar rreth modaliteteve të funksionimit të sistemit gjyqësor në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe.

Siç dihet, pala serbe në bisedimet e deritashme ka insistuar që në veri të instalohet edhe një Gjykatë Themelore, përveç gjykatës që aktualisht është në qytetin e Mitrovicës, me problemet e ditura të funksionit të saj, por kjo kërkesë po vazhdon të kundërshtohet nga pala kosovare, prandaj edhe bisedimet rreth ëksaj çështje ka kohë që kanë pushuar, pasi që kërkesa serbe e ka të vështirësuar vazhdimin e negociatave që nërlidhen me integrimin e gjyqësorit.

Kryesuesja e ekipit kosovar në bisedimet teknike, Edita Tahiri, ka thënë se në asnjë rast pala kosovare nuk do të pranojë kërkesën serbe për gjykatat, sepse asnjë pikë e marrëveshjes nuk e thotë që sistemi gjyqësor në këtë pjesë të vendit do të ketë trajtim tjetër, i cili nuk përputher me sistemin unik të gjykatave të Kosovës dhe ligjeve në fuqi.

“Pala kosovare nuk do ta pranojë një gjë të tillë, sepse nëse ndodh që veriu të ketë GJykatë Themelore, atëherë shkelet në tërësi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duke u krijuar kështu sistem paralel i funksionimit të drejtësisë në Kosovë në tri nivele: Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Gjykata Themelore e ka selinë kryesore në PRishtinë, por është e shtrirë gjithsej në 9 qytete të Kosovës”, ka thënë Tairi për Kosova Sot.

Ajo ka shtuar se plani dhe marrëveshja shumë të qarta në këtë segment dhe nuk do të lejohet devijimi i tyre./LajmeOnline/