Kosova në OKB jo para 2030

bb

Christophe Solioz, sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për Strategji dhe Integrime (CEIS) në Gjenevë, njëherësh edhe njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk mund të pritet para vitit 2030.

“Qeveritarët kosovarë para se të flasin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ka obligime dhe detyra të tjera shume më urgjente dhe të rëndësishme për t’i kryer. Unë nuk mendoj se Kosova do të pranohet njëherë anëtare e OKB-së, së paku jo para vitit 2030-të. Këtë e them jo pse Kosovën ende nuk e kanë njohur as 100 vende, por Kosova ka ende shumë rekomandime pa realizuara të parashtruara nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Sipas tij, dialogu me Kosovës dhe Serbisë nuk sjellë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Meqë për këtë nuk vendos as Prishtina e as Beogradi por vendet anëtare të KS të OKB-së dhe dihet për momentin se çfarë qëndrimesh ka sot Rusia dhe Kina. Kosova nuk mund të hyjë direkt si anëtare e plotë e OKB-së para se të bëhet fillimisht si vëzhguese që për ketë nevojitet ende kohë”, ka thënë ai.