Kosova ekstradoi në Malin e Zi Llokman Asanin

loading...

loading...
Policia e Kosovës ia ekstradoi policisë së malit të Zi shtetasin e Serbisë nga Bujanoci, Llokma Asani (48) nga Bujanoci, për të cilin ishte shpallur flet-arresti e Interpolit të Podgoricës, njoftoi mbrëmë vonë Drejtoria e Policisë së këtij shteti fqinj.
Sipas këtij njoftimi, flet-arresti ndërkombëtar për Asanin është bërë me kërkesën e organeve të drejtësisë së Malit të Zi.
Asani ishte në kërkim sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ulqinit, për vaujtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2.5 vjetësh, dënim ky që i është shqiptuar për shkak të veprës së vjedhjes së rëndë, njofton policia e Malit të Zi.

loading...