Kos dhe limon recete magjike per zhdukjen e rrudhave

loading...

loading...

Janë pafund produktet kozmetikë që pretendojnë se e mbrojnë fytyrën tuaj nga rrudhat, por zakonisht ato janë shumë të shtrenjta dhe rezultatet nuk janë ato që ju prisnit.

Prandaj mënyra më e mirë për t’a mbajtur lëkurën tuaj larg rrudhave është të përdorni përbërësit natyralë që gjenden në kuzhinën tuaj.

Priyanka Chopra, një aktore e famshme indiane, këngëtare dhe një ikonë bukurie në botë është shembulli më i mirë për efikasitetin e këtyre dy produkteve natyralë.

Me vetëm këta dy përbërës ajo ka arritur t’a mbajë lëkurën e saj të freskët dhe pa rrudhal.

Dhe e dini cila është pjesa më e bukur? Këta dy përbërës janë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

“ Hidratimi është kryesore për shëndetin e lëkurës dhe për shkëlqimin e saj”, – shpjegon Priyanka, shkruan revista “Shije”. Ajo rekomandon se çdo femër duhet ta lajë fytyrën me patjetër përpara se të shkojë në shtrat.

Maska që ajo përdor ka vetëm dy përbërës:

2 lugë gjelle lëng limoni i shtrydhur ½ filxhan çaji kos

Thjesht përzieni përbërësit në një tas dhe më pas aplikojeni maskën në fytyrën tuaj. Lëreni 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

loading...