Korrektorin e ke përdorur gjithmonë gabim – ja cila është mënyra e duhur

loading...

loading...

Korrektori është një nga produktet më të mira kur është fjala për të mbuluar problemet që ke me zonën e syve, rrathët apo edhe shenja të tjera të moshës që nuk duhet të duken.

Ke një event të jashtëzakonshëm? Atëherë korrektorin! I ke sytë me qese në mëngjes? Korrektorin! Skuqje rreth hundës apo gojës? Korrektorin! Në thelb, ky produkt është një mrekulli apo jo?

Ndërsa mënyra për ta aplikuar mund të duket e pagabueshme, në fakt ka një gabim të madh që, me siguri, e ke bërë gjatë aplikimit të korrektorit. Sidomos kur aplikon zonat nën sy, qeset apo puçrrat e fytyrës.

Ajo që duhet të bësh kur aplikon korrektorin është një lloj “trokitjeje” me mollëzat e gishtit dhe jo përhapje me lëvizje horizontale. Kjo e fundit, me kalimin e kohës, do t’i bëje rrathët e syve më të dukshëm në vend që t’i mbulojë ata.

Kështu, në përpjekje për të mbuluar një të metë, aksidentalisht e thekson edhe më shumë atë duke përdorur korrektorin në mënyrën e gabuar

loading...