Koreja e Veriut “sulmon” me raketa Shtëpinë e Bardhë! (video)

loading...

ir.ashx

loading...

Forcat e Armatosura të Kores së Veriut “parakalojnë” me një video propagandistike kundër SHBA-ve, madje e përfundon atë me hedhjen në erë të Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitolit.

Video u publikua në agjencinë e Kores së veriut “Uriminzokkiri” dhe në të ndër të tjera thuhet: “Shtëpia e Bardhë diktohet nga sistemet tona. Ndodhet brenda rrezes së objektivit të bombës atomike”.

Kohet e fundit i Piong Jiang ka ngritur edhe më shumë tonet, pasi aktualisht po zhvillohet një stërvitje e përbashkët e Forcave të Armatosura Amerikane me ato aleate të Kores së Jugut, që do të zgjasë një muaj dhe përfshinë gjithçka, tokë, ajër, det.

Analistët ushtarak pohojnë se Koreja e Jugut është shumë larg ëndrrës së raketave balistike, pasi aftësitë e saj janë shumë të kufizuara.

loading...