Koreja e Veriut: SHBA na shpalli luftë! Kjo do jetë kundërpërgjigja jonë

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ka thënë se Shtetet e Bashkuara ë Amerikës i kanë deklaruar luftë vendit të tij. Deklarata vjen pas mesazheve të Donald Trump për diktatorin koreanoverior për të cilin tha se “nuk do jetë edhe për shumë kohë vërdallë”.
Ri Yong-ho tha se Peniani ka të drejtën ekskluzive për të vendosur se cila do jetë kundërpërgjigja, duke përfshirë edhe rrëzimin e bombarduesve amerikanë që shkelin hapësirën ajrore të Koresë së Veriut, por edhe avionët që fluturojnë jashtë saj.
“E gjithë bota duhet të mbajë mend se është SHBA ajo që na deklaroi luftë e para”, i tha ai reporterëve në Nju Jork.
Vazhdo leximin në kunderpergjigjen më poshtë

Tani ne kemi të drejtën të kundërpërgjigjemi, duke qëlluar çdo bombardues amerikan që fluturon mbi Korenë e Veriut apo jashtë hapësirës ajrore”, tha ai.