Koreja e Veriut i lëshon raketë Japonisë, qeveria në alarm

Koreja e Veriut sapo ka leshuar një raketë dhe qeveria japoneze ka paralajmëruar banorët në verilindje të Japonisë për të kërkuar strehim menjëherë.

Peniani sapo ka lëshuar një raketë, e cila sipas qeverive japoneze dhe asaj koreano-jugore ka kaluar në vijën ajrore të Japonisë.

Korea e Veriut e lëshoi raketën mëngjesin e sotëm dhe kjo e fundit është kapur nga sistemi antiraketor japonez.

Raketa koreano-veriore kaloi mbi territorin japonez rreth 06:00 me orën lokale, raporton Reuters.

Ushtria japoneze nuk mori masa për të shkatërruar raketën por paralajmëroi njerëzit të tregoheshin të kujdesshëm.