Korçë, arrest me burg për agresorin që rrëmbeu dhe përdhunoi 13-vjeçaren

loading...

Krim1

loading...
Mesditën e sotme, Gjykata e Korçës nisi procesin gjyqësor ndaj Nikolin Samara, shtetasin e akuzuar për rrëmbim dhe përdhunim të një 13-vjeçareje.

Seanca gjyqësore ndaj 26-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë gjykata vendosi arrest me burg për agresorin.

Nikolin Samara u arrestua pak ditë më parë, pasi familjarët e vajzës me iniciale M.G kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në polici.

13-vjeçarja M.Grazhdani ka rrëfyer në praninë e prindërve dhe një psikologu gjithë ngjarjen dhe ka akuzuar 26-vjeçarin Nikolin Samara se e ka përdhunuar për orë të tëra, duke e kërcënuar. Ndërkohë, që 26-vjeçari ka mohuar akuzat se vajza gënjen nga frika e prindërve dhe se kishin një lidhje prej 11 muajsh.

Ekspertiza mjekësore nxori rezultatin se 13-vjeçarja është përdhunuar dhe se ka shenja të dukshme të keqtrajtimit të saj.

loading...