Korabi pas martesës, shijon muajin e mjaltit (Foto)

Dy ditë pasi ishte martuar, Korab Jetishi ka vendosur që me bashkëshorten e tij të kalojë një muaj të mjaltit mjaft luksoz në Turqi.

Korab Jetishi, i biri i këngëtarit Shkelzen Jetishi, i cili ishte martuar para pak ditësh me Gentianën, po shijon bashkë me bashkëshorten e tij muajin e mjaltit.

Çifti po qëndron në një prej hoteleve më luksoze në Belek të Antalyas dhe ata janë shfaqur përkrah njëri tjetrit shumë të lumtur duke buzëqeshur dhe duke u puthur.

Korabi dhe Gentiana u martuan në një ceremoni private në hotelin që është pronë e familjes Jetishi, “Imperial”. /LajmeOnline/