Kontrata e PTK-së nënshkruhet më 22 korrik

loading...

loading...
Sërisht shtyhet afati për nënshkrimin e kontratës për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së mes Qeverisë dhe kompanisë “Axos”.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, kontrata pritet të nënshkruhet më 22 korrik të këtij muaji.

Ministri i MZHE0së, Fadil Ismajli, ishte zotuar që më 16 korrik do të nënshkruhet kontrata me blerësin “Axos”, por ai ka thënë se ka qenë një gabim i llogaritjeve të ditëve nga ana e këshilltarit të transaksionit.

“I gjithë transaksioni është duke shkuar sipas afateve të përcaktuara dhe rrjedha e tij nuk paraqet indikacione, të cilat tregojnë për shtyrje. Aktualisht në bazë të dokumenteve të tenderit, ka kohë deri më 16 korrik për ta bërë nënshkrimin e marrëveshjes së shitblerjes nga të dyja palët, nëse ato palët janë të gatshme për këtë”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e mëhershme të MZHE-së, shkruan Kosova sot.

“Data e paraparë sipas garancionit është data 22 korrik. Këshilltari i transaksionit ka llogaritur gabime në të kaluarën”, ka thënë Ismajli.

loading...