KONSUMI I LARTË I KAFESË FAVORIZON APO ELEMINON RREZIKUN E KANCERIT TË GOJËS?

loading...

Për shumë njerëz konsumi i kafesë është një ritual i përditshëm që mesa duket pavarësisht larmishmrëisës së pijeve të tjera, vijon të mbajë vendin e parë. Përtej lidhjes së qartë emocionale të njerëzve me kafenë, disa fakte të reja, vënë në dukje dhe një tjetër efekt të saj, jo shumë të njohur deri më sot.

Sipas një hulumtimi të kohëve të fundit, të botuar në revistën prestigjoze shkencore “International Journal of Clinical and Experimental Medicine”, konsumi i lartë i kafesë mund të ofrojë mbrojtje nga kanceri i gojës. Në këtë pikë, duhet theksuar se ky lloj kanceri është renditur i teti më i përhapuri në botë.

Në kuadër të hulumtimit në fjalë, u shqyrtuan përfundimet e një sërë studimeve të mëparshme epidemiologjike, të cila përfshinin të dhënat e 4037 rasteve me kancer goje dhe 1.872.231 personave.

Rezultatet treguan se konsumi i lartë i kafesë ul më 30% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gojës, në krahasim me mungesën e konsumit të saj.

Ekspertët shprehen se ky efekt mbrojtës mund të jetë për shkak të një shumëllojshmërie përbërësish aktivë biologjikë, si, kafeinëa, acidi kafeik, kafestoli etj.albstroka-blog-konsumi-i-kafese-parandalon-shfaqjen=e=kancerit-te-gojes-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-perkthyese-lorena-stroka-biografia

loading...

loading...