Konstituimi i Kuvendit merr fund me betimin e deputetëve

Qytetarët e Kosovës dhe vetë deputetët duke pritur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese ndodhën para një dileme.
Është konstituar apo jo Kuvendi i Kosovës?! Njerëzit e zgjedhur nga populli, pavarësisht skandaleve në seancën konstituive gjatë të enjtes së 17 korrikut, u betuan si deputetë, zgjodhën kryekuvendarin, e madje edhe dy nënkryetarë.
Por derisa PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duket se Kuvendi i Kosovës ende nuk do të funksionoj, duke vazhduar kështu edhe më një ngecje në proceset politike në Kosovë. Dhe kjo ngecje nuk është krejt e pa rastësishme.
Por tani është vënë në pikëpyetje nëse është konsistuar Kuvendi apo jo, apo edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta rrëzoj Kuvendin dhe gjithçka të filloj nga pika zero.
Diskutimet
Mandati i Kuvendit, sipas nenit 11 të Rregullores së punës së Kuvendit, fillon nga dita e mbajtjes së mbledhjes konstituive, e cila mbahet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.
Ndërkaq sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 70, paragrafi 2, thuhet se mandati i deputetëve fillon me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
“Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës. /Botasot/