Konjufca nuk përjashton përdorimin e forcës në veri

Përdorimi i forcës, nuk duhet të përjashtohet nga institucionet e shtetit, për shtrirjen e sundimit të ligjit në veri të vendit. Ky asht vlerësimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në intervistën për televizionin Rrokum, thotë se pjesa veriore e Kosovës, duhet me u trajtuar në mënyrë ma të veçantë tani e tutje, mbas neglizhimit që i asht bërë për15 vjet.
Por, Konjufca mendon se sundimi i ligjit në veri, asht i pamundshëm pa përdorimin e forcës.

Sipas Konjufcës, në pjesën veriore të vendit, ka pas suspendim të ligjit dhe të shtetit të Kosovës. Duke theksuar se shteti, duhet të ia kthej goditjen, atyre që e sulmojnë ligjin.

Mentalitetin e Qeverisë së kaluara, Konjufca e vlerëson si mentalitet anti shtetëror, e që sipas tij, për cilin do shtet, kjo kishte me qenë e papranueshme.

E Vetëvendosje, në rast se bahet pjesë e Qeverisë, e ka një plan qysh me i largu barrikadat. Edhe atë, shumë shpejt e shumë lehtë.

Ndërsa pozicionimin e palës së Kosovës, karshi palës serbe lidhur me barrikadave, Konjufca e quan pozicionim të mjerë./indeks/