Kongresi i FIFA-së, ja çfarë ka bërë Boban


Zvonimir Boban është prezent në Kongresin e FIFA-së në Meksikë ku do të prezantohet si këshilltar i ri i futbollit për presidentin Gianni Infantino.
Ish reprezentuesi kroat, Zvonimir Boban është pjesëmarrës në Kongresin e FIFA-së në Mexico City.
Kongresi ndër të tjera sot do të votojë edhe në lidhje me pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.
Kurse, Boban është pjesëmarrës për një çështje tjetër, raportojnë mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.
Ish legjenda e Milanit i është bashkuar një ekipi të këshilltarëve të futbollit për presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino.
Capture-103-650x358