Kongresi i FIFA-së, dy “probleme” për Kosovën


Serbia dhe Rusia pritet që bashkërisht të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar pranimin e Kosovës në FIFA.
Kosova pret të bëhet anëtare në FIFA, pas votimit të sotëm në Kongresin në Mexico City.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka aplikuar për pranim në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, pas anëtarësimit të suksesshëm në UEFA.
Por, nuk do të jetë e lehtë. Serbia dhe Rusia pritet që bashkërisht të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar pranimin e Kosovës në FIFA, përcjell “Lajmi.net”.
Kongresi i FIFA-së do të fillojë në ora 16:30, në pritje të vendimit të madh për Kosovën.
BfFjQ5AIEAAWuAt-1-650x358