Konflikti për pronën, vdes i moshuari, arrestohet autori

601350_473061492747645_1731885096_n

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e të shpallurit në kërkim Festim Kalemaj 50 vjeç, i cili akuzohet për “plagosje të rëndë me pasojë vdekjen”.

Kalemaj nga fshati Buzmadh i Fierit akuzohet se, më 8 mars në fshatin e tij, ka goditur me sende të forta në kokë 78-vjeçarin Ali Hodaj, bashkëfshatar, i cili në gjendje u dërgua në gjendje të rëndë, në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, i moshuari Hodaj ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme.

Sipas burimeve zyrtare nga policia shkak për konfliktin ishin problemet e pronësisë mes viktimës dhe autorit për shkak të një parcele toke, çka ka bërë që situata të degradojë në dhunë