Konfiskohet në Prizren një kallashnikov me 19 fishekë

f1_26kallash1364295341

Prizren, 26 mars  – Policia e Prizrenit pasi njoftohet se në rrugën “Jashar Salihu” ka të shtëna nga arma e zjarrit, një patrullë policore dhe hetues policorë menjëherë shkojnë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Pas mbledhjes së informacioneve janë gjetur dy gëzhoja të fishekëve dhe është identifikuar i dyshuari Mirlind M., i cili është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren. Pas intervistës është kuptuar se arma e përdorur është kallashnikov të cilën i dyshuari e kishte fshehur në një kolibe në fushat e Korishës.

Hetues policorë dhe krim teknika e kanë sekuestruar armën AK-47 me numër serik 11125142 , në karikatorin e së cilës kishte 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Prokurori i shtetit ka vendosur që rasti t’i kalojë Prokurorisë me procedurë të rregullt, ndërkaq i dyshuari është liruar.