Konfiskohen 3 kilogramë substancë heroinë, 5 të arrestuar

f1_18konfisk1363625338

Prishtinë, 18 mars – Me 17 mars 2013, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka ndërmarrë një operacion policor me ç’rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike si dhe armëmbajtje pa leje’.Këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN-së) e Policisë së Kosovës dhe një urdhër i Prokurorisë Publike Themelore në Ferizaj. Operacioni rezultoi me konfiskimin e 3 kilogramë drogë, e dyshuar të jetë heroinë.

Janë arrestuar I. A. (1984), M. R. (1978), S. O. (1983),  F. A. (1987) dhe  G. O.                      (1976), të gjithë këta janë shqiptarë nga Kosova.

I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e substancave narkotike, duke përfshirë edhe masat e fshehta hetimore, ka qenë i autorizuar nga Prokuroria Publike Themelore në Prishtinë.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpive të të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar:  një pushkë automatike AK-47,          gjashtë fishekë të pushkës së gjuetisë,  34 fishkë të pistoletës të kalibrit 7.62 dhe   një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori me urdhër të të cilit të gjithë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.