Koncerti i PD, nga 40 000 mijë lekë për secilin këngëtar

loading...

f1_23-demo1364047362

loading...
Tiranë, 23 mars – Dita e Demokracisë – 22 Marsi është festuar në sheshin “Nënë Tereza”, nën tingujt e muzikës dhe praninë e shumë qytetarëve. Në krah të kryeministrit Berisha qëndronte kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ndërkohë që artistët i linin radhën njëri-tjetrit. Plot 10 këngëtarë kanë performuar në koncert hite muzikore. Mësohet që secili prej tyre është paguar nga 40 000 lekë, duke përjashtuar ata që janë pjesë e strukturave të PD-së. Spikati pjesëmarrja e këngëtares Bleona Qereti, e cila gjendet në Shqipëri momentalisht, shkruan BW.

Prania e saj si e ftuar speciale në spektaklin “XFactor” përkoi me datën e koncertit madhështor. Bleona i është përgjigjur menjëherë pozitivisht ftesës, duke pasur parasysh bindjet e saj politike, njëherazi dobësinë për kreun e qeverisë, Sali Berisha. Bleona interpretoi për herë të parë në Tiranë këngën e saj debutuese në SHBA, me titull “Without you”, ndërsa në ‘Twitter’ shkroi: “Pretty cool! I love Dr. Berisha!”

 

loading...