Komuna e Prishtinës: Në shumë lagje, kërkojnë ndihmë

Komuna e Prishtinës informon se ndërmarrjet publike komunale “Pastrimi” dhe “Hortikultura”, si dhe të gjitha kompanitë e pastrimit tashmë janë në gatishmëri dhe po ndërhyjnë aty ku ka nevojë.
“Nga shumë lagje të Prishtinës kërkesat për ndihmë janë të shumta. Në këto kushte kemi kërkuar edhe nga Kompania e Ujësjellësit ‘KUR Prishtina’ që të marrë sa më parë masat për zhbllokimin e kanalizimeve ku janë paraqitur problemet. Njoftojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrjen e Komunës të lajmërohen në Qendrën e thirrjeve me numër 038245666”, thuhet në kumtesën e Komunës së Prishtinës.