Kompjuterët Që Kontrollohen Me Sy Tani Bëhen Realitet [video]

loading...

6

loading...
Tobii akoma mund të mos jetë një markë e njohur, por ky fakt nuk e bën më pak mbresëlënëse teknologjinë e gjurmimit përmes syrit. Në CES-in e vitit të kaluar patëm mundësinë të shikonim Gaze UI, një ndërfaqe që na lejoi të lundronim, të afronim e të largonim dhe të përzgjidhnim karakteristika të ndryshme në laptopë me Windows 8.
Këtë vit, Tobii do të prezantojë REX, një pajisje që lidhet me USB dhe mundëson bashkëveprim me çdo kompjuter personal Windows 8. Aparati, pak më i madh se një stilolaps, futet në çdo monitor dhe mund të integrohet edhe me mjete të tjera kontrolli si tastiera, miu dhe kursori.
Tobii planifikon të prodhojë 5,000 njësi para fundit të 2013, megjithatë një prodhim special duhet të jetë i gatshëm që sot me një çmim prej $995.

loading...