Komentet e 67 deputetëve ndaj kërkesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës me deputetë të partive të tjera që përbëjnë bllokun e cilësuar opozitar, I është përgjigjur me komentet e saj kërkesës së PDK-së rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe procedurave të tjera, të parashtruara në Gjykatën Kushtetuese.

Po i japim në vazhdim të gjitha komentet pasi dokumenti është liruar nga teknika të domosdoshme të prezantimit të zyrtar të tij, si përmbajtja e elemente të tjera, transmeton koha.net.

Deputetët nënshkrues nëpërmjet nënshkrimeve të bashkangjitura me këto Komente, kanë autorizuar z, Bajram Gecaj si përfaqësues I tyre për të komunikuar me Gjykatën dhe për të dorëzuar materiale shtesë, thuhet në fillim të dokumentit.

Bazuar në shkresën e Gjykatës Kushtetuese, të datës 21 korrik 2014 Nr.Ref.1294/14/rl), me të cilën është kërkuar nga deputetët që të komentojnë Kërkesën e Deputetëve të PDK-së (KO. 199/14), Deputetët e nënshkruar, paraqesin këto Komente si përgjigje ndaj Kërkesës:

II. PRETENDIMET E PARASHTRUESIT TË KËRKESËS
Deputetët e Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të përfaqësuar nga Xhavit Haliti (tash e tutje: /koha/