Komentatori i “Fox News”: Januzaj vishet kuqezi

januzaj-300x198Talenti shqiptar që luan me Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, ka debutuar dje me skuadrën e parë në Premier Ligën angleze. Shqiptari me pasaportë belge është inkuadruar në lojë në minutën e 62-të të ndeshjes në vend të Ashli Joung dhe bëri një paraqitje mbresëlënëse. Madje, në dy-tri raste komentatori i “Fox News”, i cili transmetonte takimin, theksoi faktin se lojtari ka refuzuar Belgjikën edhe pas ndërhyrjeve të fundit të Federatës belge dhe ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë. Por, një lajm i tillë nuk konfirmohet nga federata jonë. Sakaq, dhjetë minuta nga përfundimi i ndeshjes së djeshme ndaj Kristal Palas (2-0), ai fitoi edhe një goditje dënimi pas një ndërhyrjeje të shkaktuar nga një mbrojtës. Ishte pikërisht ky faull që më pas u shndërrua në gol nga Uejn Runi. Kjo ishte fitorja e dytë e Mançesterit për këtë sezon.