Komandant Malisheva: Dikush na tradhtoi në Kumanovë, heshtje për letrën…(I)

loading...


Gazeta Bota sot dy muaj më parë për herë të parë botoi letrën ekskluzive të Muhamet Krasniqit- Komandant Malishevës, që ishte pjesë e grupit të armatosur në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Por kjo letër deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje apo të jetë komentuar, pas shumë pikëpyetjeve që ka parashtruar Malisheva.

Letër nga burgu i Prilepit: Kjo ësjtë e vërteta e luftës së Kumanovës!

I dashur popull!

Pasi mu dha një mundësia që të komunikoj me, dua që të ju informoj lidhur me ngjarjen e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë, ku siç dihet na u vranë 10 luftërarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Pas shumë fjalëve e thashethëmeve që janë përfol lidhur me rastin ,unë mora kurajon që të ju inoformoj ,pikë për pikë.

E para shumica e grupit kemi qenë në luftërat çlirimtare dhe sidomos të 2001-shit në Maqedoni ku edhe ne ishim pjesë e fuqishme e UÇk-së .

Pas marrëveshjes së Ohrit u muarr vendim mu bë demobilizimi I Uçk-së dhe u bë. Ne filluam jetën normale duke kërku punë e duke ju përkushtuar familjes.

Por 14 vjet pas nënshkrimit të marrrëveshjes së Ohrit, implementimi i kësaj marrëveshje u bë vetëm 14 % , gjersa afati I implementimit ka qenë 3 vjet që do të thotë ,që për të arritur të drejtat shqiptarët duhet të presin 140 vite gjë që është absurde.

Faktori politik shqiptar bart përgjegjësi historike sepse nuk kanë qenë të interesuar për implementimin e marrëveshjes. E rëndësishme për këta politikanë ka qenë pushteti e paraja , e jo të drejtat dhe liritë e shqiptarëve , kështu që gjatë kësaj periudhe ,14 vjeçare për shqiptarët nuk u bë asgjë, përveç se u bënë orkestrime të dëmshme për shqiptarët siç është rasti I Sopotit , rasti Brodecit, rasti Monstrës, vrasja e afër 100 ish pjesëtarëve të UÇk-së, si dhe shumë të tjera, helmimi i nxënësve shqiptarë, rrahja masive e shqiptarëve, djegja e Gjorgje Petrovit, investimi I më shumë se 600 milionë eurove në Shkupin 2014 ,pjesën slave etj.

Pra për partitë politike shqiptare bartin faj të madh për mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ,përderisa nuk janë marrë seriozisht me implementimin por me shumë me punësime partiake sesa me ato që vërtet janë kombëtare.

Ndërkaq ë shumë vendbanimë shqiptare nuk kanë ujë për pije e nuk ka rrugë, mungojnë gjërat elementare të jetës, në punsime akoma punësohen 80 -85 % sllavë e vetëm 10 -15 % shqiptarë .Në pozita ekzekutive ,shqiptarët nuk kanë vend askund.

Regjistrimi i popullsisë , së cilës , sllavomaqedonasit I frikësohen ,nuk është bërë për arsye që dihet se shqiptarët mund të jenë në numër të barabartë. Politikanët shqiptar e partitë politike në këtë republikë , pa fije turpi kërkojnë akoma 25 % pjesëmarrje në çdo dikastër, kjo është shumë e dëmshme përderisa shifrat në përqindje lëvizin nga 35 -38 %shqiptar.

Unë , personalisht ,gati thuaja mbushen 8 muaj që jam në paraburgim, një muaj e një javë isha në burgun në Shutk dhe aty shihet qartë sa janë të përfshirë shqiptarët, ku në atë pjesë të qytetit, shqiptarët përbëjnë 90% të popullit, gjersa të punësuar janë vetëm 20 % ,edhe atë me pozita roje e shërbyese, pra asnjë pozicion udhëheqës përveç zv. drejtorit nuk është në pozitën e shefit të ndërrimit, të gjithë janë sllav. Pas asaj na kanë transferu katër nga grupi në Prilep, dihet që rrethina e Prilepit ka shumë shqiptarë, por asnjë të punësuar nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit.

Dikush na shiti, kur na suloi policia ne ishim në gjumë…

Po I kthehem ngjarjes së luftimeve në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit 2015.

Të gjitha këto që I përmenda më lart janë arsyet që UÇk-ja, ka filluar me u riaktivizu. Inciativën për këtë e kanë marrë Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, gjashtë muaj kanë punuar për këtë mobilizim.

Por me rëndësi është të cekët fakti se ky mobilizim i tyre është bërë me kërkesën e mijëra shqiptarëve të Maqedonisë, duke kërkuar që sa më shpejt me u organizue për t’i dalë në mbrojtje popullatës shqiptare. Pasi ky shtet, pas “bombave” të Zaevit po shkonte drejt destabilizimit dhe ne në bazë të urdhërave të Shtabit të Përgjithshëm është dasht të mobilizohemi në heshtje dhe të qëndrojmë e të presim momentet se kur duhet të dalim në skenë. Në këtë grup ka pasë më shumë shqiptarë nga Maqedonija se sa nga Kosova. Por vendorët ditën si të shmangen nga luftimet pasi që e dinin terenin, ndërsa ne u zumë nga policia maqedonase.

Por në këtë rast dikush na shiti ,dikush e shiti idealin kombëtar! Ne u zumë në gjumë dhe nuk u mbrojtëm nga shfarosja, sepse mbi një mijë forca speciale me rreth 800 veta na rrethuan. Ata nuk kishin marrë urdhëra për arrestim por për eliminim fizik dhe kjo dëshmon qartë që si kanë ardhë policia kanë filluar sulmet me rafale, me bomba, me 5 automobila ,me mjete të rënda ,armë të kalibrit të madh dhe filluan edhe djegjet e shtëpive . Me çdo çmim me çdo kusht janë munduar me na eliminu ,jo me na arrestu ,ne jemi mbrojt sa kemi mundur.

Çka biseduar Mirsad Ndrecaj me Ali Ahmetin?

Deri sa ne orët e dt : 9 maj mëngjes, Mirsad Ndrecaj ka bisedu me Ali Ahmetin, ka kërku prej tij mu ndal zjarri nga policia sepse mund të ketë civilë të vrarë apo mund të vritën edhe shumë të tjerë.

Ali Ahmeti I ka thënë që po kqyri çka po mund të bëj e Mirsadi ka kërkuar që edhe ne të tërhiqemi e nëse është e mundur të dorëzohemi te autoritetet e Kosovës. Në këtë pyetje Aliu I ka thënë që unë nuk mundet me dhënë premtime sepse nuk u beson këtyre policëve maqedonë dhe se mund të na vrasin. Por pas kësaj bisede përveç se nuk është ndal sulmi I Policisë , këto sulme sa vinin e shtoheshin me ashpër, deri në orët e mbrëmjes.

Mirsad Ndreshaj e Sami Ukshini kanë rënë në lidhje me OSBE-në dhe kjo e ka ndalë aksionin policor. Dhe më pas jemi dorëzu, deri në momentin e dorëzmit tonë nga tanët janë vrarë 5 veta, gjersa një nga tanët ka bërë vetëvrasje duke mos e përballuar presionin luftarak që zhvillohej në 5-10 metra e që katet e shtëpisë sipër nesh digjeshin. Kati poshtë ku ishim, vinin zhurmat nga të gjitha kalibrat rafaleve pa ndal e nga 3-4 granata dorësh njiherësh hidheshin në drejtim tonin. Ka qenë e pamje etmerrshme. Unë nuk kam përjetu një luftë të tillë edhe pse kam marrë pjesë në shumë beteja në Kosovë e në Maqedoni, por kjo ka qenë lryekëput kurth I përgaditur nga shërbimet sekrete të këtij shteti pa dijeninë tonë. Por dikush nga tanët ka bashkëpunu me këto shërbime secrete maqedonase. Dikush mendon që si u bë e pse u bë që ndodhi kjo, a mos ndoshta kokë me vete është fillu mobilizimi ?

Jo , vëllëzër e motra sipas asaj çka më ka thënë Mirsad Ndrecaj e edhe që e kam parë është marrë pëlqimi I shumë politikanëve shqiptar në Kosovë e Shqipëri ,po ashtu edhe i shumë veprimtarëve në Maqedoni e të më se 90 % të veteranëve./Bota sot
1203-620x330

loading...

loading...