Komandant Leka i bashkohet LDK-së

loading...

loading...
Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Ibishi i është bashkuar LDK-së. Këtë e kanë konfirmuar burime të “Kohës Ditore” të afërta me Ibishin, që njihet edhe si Komandant Leka.

Nuredin Ibishi konsiderohet njëri ndër ekspertët më të mirë të sigurisë që ka Kosova. Ai ka kryer trajnime të ndryshme për menaxhment të lartë policor, për menaxhim policor të njësiteve policore speciale antiterroriste dhe të tjera.
Ibishi ka mbaruar Akademinë Policore të OSBE-së dhe ishte Komandant i gjeneratës së parë të Shërbimit Policor të Kosovës.

Ai ka një karrierë shumë të bujshme në aspektin e ushtrimit të profesionit të tij prej ushtaraku që prej vitit 1979 e deri në ditët e sotme.

Gjithmonë ka punuar në fushën e sigurisë, duke u dhënë një kontribut të madh çështjeve të sigurisë në Kosovë, sidomos gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-1999 në Kosovë dhe pas luftës në kontributin e dhënë për edukimin e gjeneratave të reja të policisë.
Leka ka marrë pjesë në grupe të ndryshme punuese për hartimin e projekteve të ndryshme policore si dhe në hartimin e projektligjit për Policinë e Kosovës.

Ka marrë pjesë edhe në hartimin e Strategjinë e Sigurisë së Kosovës dhe ligjet e sektorit të sigurisë të Republikës të Kosovës.

Aktualisht Ibishi është udhëheqës i programit akademik për Studime të Sigurisë në kuadër të Kolegjit ISPE. /Koha Ditore/

loading...