Komandant “Kobra”: Agim Ramadani nuk është vrarë te Rrasa e Zogut, por ja ku!

loading...


Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra” dhe ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj dezinformatave që njerëzit flasin dhe rrëfejnë për vrasjen e Agim Ramadanit, që sipas tij nuk ka ndodhur të Rrasa e Zogut por ai është vrarë së paku 5 deri 6 km larg Rrasës së Zogut.

“Mjer për popullin tonë që bie pre e dezinformatave dhe njerzve që flasin e rrëfejnë vetëm çka u konvenon atyre.17 vjet pas vdekjes së Agim Ramadanit dëgjoj në tubime të thuhet se Agim Ramadani është vrarë te Rrasa e Zogut. Njerëz të caktuar vënë në pozitë të palakmueshme edhe krerët më të lartë të shtetit duke i dezinformuar! Me përgjegjësi të lartë them se Agim Ramadani është vrarë së paku 5 deri 6 km larg Rrasës së Zogut. Me informata të dokumentuara dhe plotësisht të sakta do dal atëherë kur ta shoh të arsyeshme, atëherë kur hipokrizia e disa individëve do më vijë në majë të hundës!”, shkruan ai./BS/
2

loading...

loading...