Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni në luftë me shqiptarët


Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra të shkruar nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA, ka bërë thirrje për protesta të forta për lirimin e Ramush Haradinaj dhe për ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike me Serbinë deri në lirimin e tij.
Në të kundërt ai thotë se nëse Franca e ekstradon Haradinajn në Serbi, atëherë kjo do të thotë akt lufte me shqiptarët, shkruan Demiraj në ‘Facebook’, raporton Balkanëeb. Kolonel Dritan Demiraj, ka 24 medalje në ushtri, aq sa njihet si “babai” udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle”, pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” më dekoratë presidenciale, por i papunë që nga dhjetori 2014.
Reagimi i tij i plotë:
“Të nderuar bashkëkombas!
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të dalin ne protesta deri në lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkëputjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me qeverine e serbisë.
Nëse Ramushi ekstradohet kjo do të thotë njëlloj si një akt lufte me Shqiptarët.
Gjithmonë deri në vdekje me heronjtë dhe kundër bashkpunëtorëve shqiptarë të serbëve.”