Koalicioni LDK-AAK-NISMA e lëshon seancën nëse nuk respektohet skenari i miratuar në kryesi

Nëse deputetja Flora Brovina nuk e ndjek skenarin e miratuar në Kryesinë e Kuvendit, atëherë koalicioni LDK AAK NISMA do të lëshojë seancën.
Deputetët e koalicionit LDK AAK NISMA do ta braktisin seancën nëse drejtuesja e seancën Flora Brovina nuk e respekton skenarin që është miratuar në Kryesinë e Kuvendit. Sipas vendimit të Kryesisë LDK AAK NISMA është grupi më i madh parlamentar dhe ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të parlamentit.