Koalicioni LDK-AAK-NISMA e konsideron normal vendimin e Gjykatës

Koalicioni LDK AAK NISMA ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin:

Deklaratë

Koalicioni LDK AAK NISMA, masën e pezullimit të vënë sot nga Gjykata
Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të
Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë
standarde në raste të tilla.

Koalicioni LDK AAK NISMA, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese
dhe pret nga ajo që të dëshmoj profesionalizëm dhe paanshmëri në
vendimin final.

Koalicioni LDK AAK NISMA është i bindur se vendimi i 83 deputëteve të
Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të
populit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha
institucionet Kushtetuese.

Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë
për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të
vendit.