Klum i bashkohet “America’s Got Talent”

loading...

f1_05klum1362478072

loading...
Heidi Klum ka nënshkruar një marrëveshje të minutës së fundit për tu bërë anëtarja e katër e jurisë në “America’s Got Talent” për sezonin e ardhshëm.

Modelja gjermane dhe ylli televiziv do t`i bashkohet ish-anëtares së grupit “Spice Girls”, yllit Mel B, komikut Howie Mandel dhe Howard Stern për shoun televiziv i cili do të rikthehet gjatë verës.

Shou do të fillojë të filmohet në New Orleans të Louisianës.

Klum dhe Mel B do të zëvendësojnë Sharon Osbourne, që dha dorëheqje nga shou në vitin e kaluar.

loading...