Klopp: Ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat

klopp

Borussia e Dortmundit – Shaktar Donets vjen krejtësisht e hapur në rezultat dhe njëkohësisht si sfida që pritët të mbajë përsipër etiketën e spektaktlit për vetë karatkeristikaty e dy skuadrave që preferojnë sulmin dhe lojën vertikalizuese. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Jurgen Klopp e pranon se kampi i tij është lehtësisht i avantazhuar për kualifikimin.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, të dy kampet treguan se pse kemi arritur deri në këtë fazë në ndeshjen e parë, gjithsesi unë ndiej se jemi lehtësisht të avantazhuar për këtë përballje. Ndoshta Mircea Lucesko do të më surprizojë por është dicka e vështirë që një trajner të surprizojë një tjetër, kjo sepse gjthçka varet si performojnë lojtarët në fushë. Lucesku na ndoqi në Mynih në ndeshjen e Kupës ku humbëm 1-0 me Baynernin dhe ku ishim aq të zgjuar sa të mos i tregonim gjithçka që jemi të aftë të bëjmë. Ndoshta do ta surprizojmë ne atë duke i treguar më shumë se sa në ndeshjen me Bayernin në përballjen me të”.

Në kampin ukrainas trajneri rumun, Mircea Lucesku vlerëson kundërshtarin që avancoi në një grup të vështirë me skuadra si Reali i Madridit apo Manchester City, por duke kujtuar se gjermanët vijnë në këtë takim me barazim vetëm prej gabimeve të Shaktarit në sfidën e parë “Këtë herë në do të përpiqemi të gabojmë më pak. Ata po luajnë në një nivel të lartë me pasime vertikale apo ghorisontale topa të ulët apo të lartë. Do të na e bëjnë jetën të vështirë duke sulmuar që nga fillimi. Skuadra që kualifikohet në këtë përballe do të arrijë me siguri në finale e Champions League”.