Klitschko kundër boksierit shqiptar (FOTO)

loading...


Klitschko kundër boksierit shqiptar (FOTO)
Autori: Lajmi.net Sport, Të tjera 15:00, 19 March 2016

Momentalisht shqiptari mban titullin e EBU-EE. Trajneri dhe menaxheri i gjakovarit, Angelo Gallina, e shqyrton këtë mundësi me shumë vëmendje.
Hap pas hapi boksieri i kategorive të rënda, Arnold Gjergjaj, ndodhet pranë luftimit më të rëndësishëm të karrierës së tij të boksit.
Në dhjetor 2015, gjakovari me pasaportë zvicerane, Arnold “The Cobra” Gjergjaj (31) mposhti për 45 sekonda kundërshtarin kroat Marino Goles (21) me K.o. Kjo ishte fitorja e 29 në 29 ndeshje, prej të cilave 21 me K.o. për Kobrën, përcjell botasot.info.
2016 do jetë edhe viti i sfidave për të, për shkak se do tentojë drejt kategorive më të rënda jashtë Zvicrës. Sipas informacioneve të Blick.ch, 31 vjeçari ndodhet në bisedime për të organizuar një ndeshje me një boksier me nam botëror, por pa treguar emrin.
Bëhet fjalë për emra si Klitschko, Fury dhe Pulev, përcjell botasot.info. Momentalisht shqiptari mban titullin e EBU-EE. Trajneri dhe menaxheri i gjakovarit, Angelo Gallina, e shqyrton këtë mundësi me shumë vëmendje.
Menaxheri nuk komenton lajmet
Momentalisht menaxheri por edhe vetë lojtari nuk kanë dashur të komentojnë zërat. “Fjalë konkrete nuk mund të them asgjë, tani për tani,” tha Gallina, por shtoi “se këto plane kanë ekzistusar gjithmonë në mendjet tona: për t’u ndeshur me emra gjigant të këtij sporti.
ka

loading...

ka1

loading...