Klaudian sërish e ngacmojnë për ‘vëllain’, por ajo nuk duron më dhe tregon arsyen e ndarjes

Historia e ndarjes së balerinës Klaudia Pepës dhe Albi Nakos vijon të tërheqë vëmendje mediatike, por jo vetëm. Çdo foto që balerina e mirënjohur poston në rrjetet sociale, ngjall menjëherë reagimin e komentuesve që duket se “nuk ia falin” dot faktin që ajo e quajti ish-bashkëshortin, vëlla.

Kështu ka ndodhur edhe në foton e fundit që ajo ka postuar në Instagram, ku sërish ndjekësit e kanë kritikuar për këtë çështje.

Teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet këtë herë, Klaudia ka zbuluar edhe detaje nga divorci i saj me Albin.

“Kam një vit e disa muaj e divorcuar, pak më kujdes në të shprehur”, ka këshilluar balerina një nga komentuesit e saj.

Duket se çifti qenka ndarë kohë më parë dhe vetëm tani e ka zbuluar këtë fakt për publikun.