Klaudia Pepa publikon një video nga punët e saj, komenti i Albi Nakos nuk pritej

Divorci i Klaudia Pepës dhe Albi Nakos mori një vëmendje të madhe në media, sa për shkak se ishin personazhe të njohur, aq edhe për prishjen e martesës në fare pak kohë.

E ndërsa të gjithë prisnin reagimet e tyre ndaj njëri-tjetrit, ky çift ka habitur teksa kanë vazhduar të ruajnë një lidhje shumë të mirë. Thuajse në çdo postim të balerinës në rrjete sociale, Albi i komenton gjithnjë me fjalët më të mira.

Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit të Klaudias, ku ka bërë publike videon e parë të ciklit prej njëmbëdhjetë klipesh që e ka paralajmëruar edhe më parë, e mes komenteve të shumta shihet edhe ai i ish-bashkëshortit të saj.

“Paç fat”, i shkruan Albi, e ndërsa ajo ia ka kthyer me një “emoji” me zemra.